-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha mbledh biznesin e vogël, Nasto: Rama na shkriu

Kryesoret

Paraditen e sotme Partia Demokratike organizoi një tryezë diskutimi për problematikat e biznesit të mesëm e të vogël për të dëgjuar problemet dhe shqetësimet e tyre.

Ish-kryeministri Sali Berisha, sapo mori zyrtarisht drejtimin e PD-së ka zbritur në bazë tashmë jo për të bindur demokratët, por të gjithë qytetarët për t’i besuar rikthimin e tretë.

Kreu i shoqatës së biznesit të vogël, Albert Nasto kishte shumë akuza për qeverinë, që sipas tij është kthyer në armike e tyre. “Gjatë qeverisjes Rama janë mbyllur 102 mijë biznese të vogla.

Ishin 200 mijë në qeverisjen e zotit Berisha dhe tani janë 102 mijë. Rama e ka kthyer administratën në parti, që nga 88 mijë e ka çuar në 200 mijë” tha ai.

Pasi kritikoi opozitën, Nasto tha se e keqja më e madhe është përpara, referuar vendosjes e taksës mbi të ardhurat që qeveria e ka përgatitur draftin për miratim.

Po opozita ka një rol këtu, të zgjedhurit nga ne, nuk është e keqja vetëm qeveria, ndoshta një e keqe më e madhe është edhe te opozita. Nuk po reagon.

Duhet të kemi reagime të forta, kjo është alarmante. Kushtetuta na e lejon, nga greva e urisë te protesta, por duhet të kemi pranë opozitën, të ngrihemi.

Sidomos taksa mbi të ardhurat që do të vihet, ne duhet të ngrihemi, kjo nuk do të jetë as pandemi, as tërmeti, por shkatërrimi përfundimtar.

Monopoli po pret të marrin të gjitha shërbimet. Kemi shumë për të thënë. Por besojmë se do të lidhim një kontratë të re, shoqata e biznesit që t’i vihemi situatës ekonomike kaq të vështirë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit