Shqipëria është përfshirë nga moti i keq gjatë kësaj të enjteje, ku mjaft zona janë përmbytur.
Në shumë zona si në Tiranë, Durrës, Lezhë, Mamurras dhe Gramsh uji ka pushtuar rrugët për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të shiut.
Përgjatë orëve 20:00 – 21:00 pritet një intensifikim i reshjeve dhe rrufeve dhe në zonën e Tiranës dhe Durrësit për shkak të afrimit të masave ajrore të ftohta nga veriu.
Rrebeshet e shiut kanë vështirësuar trafikun në kryeqytet, gjithashtu dhe lumi Lana ka dalë nga shtati.