Deputeti i PD-së Flamur Noka në fjalën e tij në Kuvend këtë të enjte ka hedhur akuza ndaj deputetit Gazment Bardhi, i cili e quajti shërbëtor të Edi Ramës.
Sipas tij, maxhoranca nuk mund të përcaktojë se cila do të jetë opozita.
“Pasi keni kapur çdo gjë, ju kishte ngelur vetëm opozita, ju servilosen dhe i urdhëroni për çdo gjë. opozitë nuk emëroni e caktoni dot, e cakton vota jo ju, na keni sjellë për të miratuar 2 komisione të propozuar nga Enki, Bardhi e Jorida. Kjo opozitë a i ka 59 deputetë, po me kë jeni konsultuar, me 3-4 sejmenët tuaj? A e dini që nuk ju hap derën askush veç zyrës që i keni caktuar ju? Ju bëni ç’të doni me ta. Gjithë populli opozitar nuk është për Pazar me ju. Ku ju çon mushka me këtë histori? A e bëtë një komision për inceneratorët? Iu bë lavazh Ahmetajt dhe Ramës. A ishte komisioni i zgjedhjeve, i vjedhjes së votave në prill?
Ku shkoi Taulant komisioni i reformës zgjedhore. A mos e ndatë kokë më kokë këtë punë. A e dinë demokratët dhe shqiptarët se kush është regjimi? Ku shkoi ai komision? A ka ndonjë shqiptar që e di se cili është rezultati i atij komisioni q sot po na ngrohet një komision tjetër. Çfarë lidhje nga Enki, Gazi dhe Jorka me reformën territoriale? Asnjë lidhje s’kanë. Ata nuk dalin dot nga shtëpia. Gazi e ka tmerr Elbasanin se i bie të fikët. Këtu ka shërbëtorë dhe fake opozitë”, tha Noka.