-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kundër Ballkanit të Hapur, Kurti: Serbia duhet të hapet ndaj Kosovës

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar një ditë pasi u mbajt në Ohër Samiti i Ballkanit të Hapur ku Prishtina ka refuzuar pjesëmarrjen. Kurti është shprehur se se për të pasur “Ballkan të Hapur”, Serbia duhet të hapet ndaj Kosovës.

“Nuk besojmë në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit, Ballkani nuk përbëhet vetëm nga 6 shtete në përgjithësi. Ballkani Perëndimor ende i paintegruar në BE, përbehet nga 6 shtete, këto s’mund të trajtohen bashkë, sepse kemi shtete që nuk e kanë dënuar dhe s’kanë vënë sanksione ndaj Rusisë.

Ka shtete në Ballkanin Perëndimor që janë në anën e Ukrainës dhe kemi shtete si puna e fqinjit tonë verior që është në anën e Federatës Ruse dhe presidentit despotik të saj. Për të pasur ‘Ballkan të Hapur’, është Serbia ajo që duhet të hapet ndaj Kosovës.

Nëse një qytetar i Kosovës dëshiron të shkojë në Serbi, edhe qoftë për të vizituar të afërmit në Preshevë, Medvegj e Bujanoc, ose për të kaluar transit nëpër atë shtet, nuk i pranohet pasaporta, nëse e tregon kartën e identitetit, ajo merret vetëm për t’i thithur të dhënat biometrike. Evropa kontinenti ynë, dhe për këtë jemi të palëkundur.

E mbështesim qëndrimin amerikan se s’mund të ketë ‘Ballkan të Hapur’ të themeluar si iniciativë përderisa s’janë 6 shtete, është mirë një herë të shikohet a janë të 6 shtetet. Të mos e mundojnë as veten e tyre, sepse nuk janë 6 shtetet, nuk ka ‘Ballkan të Hapur”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit