Kryetari i Lëvizjes për Zhvillimin Kombëtar, Dashamir Shehu është shprehur tejet i pakënaqur me faktin që qeveria po abuzon me aktet normative. Po ashtu ai ka shtuar se në ekonominë e tregut pasi të njëjtat kompani merren me tregtimet zotërojnë dhe asete të tjera në biznes.
“Nuk vihet çdo dy javë me akt normativ, deri më tani nuk e di sa është ky i sotmi se vjen e mbyllëm me 15 a 16. Është zhvlerësuar debati në Parlamentar dhe gjithë hapësira i ka kaluar aktit normativ. Njëherë e një kohë akti normativ kalonte një herë në vit a dy herë në vit, kur i binte radha, që qameti i madh të kishim ndonjë problem të madh.
Kështu fusim duart në buxhetin e shtetit, se jam i sigurt që shumë prej jush nuk dinë ta ndajnë aktin nga vendimi i qeverisë,” është shprehur Shehi.
“Këtu merremi vetëm me 4 produkte e shportës, dhe unë mendoi se kjo është një marrëveshje me ata të grupeve të mëdhaja të eksportit që janë hapur në të gjithë ekonominë. Po këta që blejnë vajin, miellin, orizin po këta kanë sigurimet, kanë naftë këto bëjnë rrugë, bëjnë turizmin,” ka përfunduar ai.