-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafik droge dhe emigracion, arrestohen dy të rinjtë në Kukës

Kryesoret

Policia Kufitare ka arrestuar dy shtetas nga Kosova të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi në Gjermani dhe Rumani.

29-vjeçari D.A akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa 24-vjeçari Enis Mustafa për emigracion të paligjshëm.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Arrestohen, me qëllim ekstradimi, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, kanë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

D. A., 29 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Hildesheim, Gjermani, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Enis Mustafa 24 vjeç, banues në Prishtinë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Bukuresht, Rumani. Gjykata Sannicolau Mare-Rumani, e ka dënuar këtë shtetas, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Emigracioni i paligjshëm”, parashikuar nga Kodi Penal i Rumanisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të shtetasit D. A., me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë dhe arrestimin provizor të shtetasit Enis Mustafa me qëllim ekstradimin e tij drejt Rumanisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane dhe rumune, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, shtetasin R. P., 58 vjeç, banues në Tropojë, ish-punonjës i zyrës postare në Bajram Curri, pasi ka bërë kallëzim shtetasi R. B., 37 vjeç, banues në Durrës, se 58-vjeçari nuk i ka dorëzuar pagesat e pensionit të nënës së tij, për 3 muaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit