-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U vra me bombë! Jeta e Aleksit mes prindërve të divorcuar, biznesit dhe burgjeve

Kryesoret

Zbulohen detaje të reja nga krimi që tronditi sot Tiranën, ku mbeti i vdekur Aleksandër Sadikaj. 27-vjeçari lindur në Berat dhe banues në Memaliaj njihej nga të gjithë si “Aleksi nga Memaliaj”. Ai vinte nga një familje me prindër të divorcuar.

Jetonte me nënën në Tiranë vitet e fundit.

Aleksandër Sadikaj rezulton se ishte pronar i një ferme kampingu “Sancho Farm Albania” në Memaliaj që sipas të dhënave nga QKB rezulton e regjistruar në janar të këtij viti.

Jetonte mes Shqipërisë dhe Greqisë. Sadikaj ishte emër i njohur për policinë, pasi ishte person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve, por aktualisht nuk ishte në kërkim.

Skeda kriminale e Aleksandër Sadikajt

٠Më 09.04.2011 është arrestuar në Berat, pasi, së bashku me një person tjetër kanë tentuar të vjedhin në subjektin AlbTelecom-Berat;

٠Më 30.04.2011 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim;

٠Më 31.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Më 23.08.2018, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër;

٠Më 29.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;

٠Më 09.07.2019 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë shtetasin A. D., duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup.

Më datë 30.07.2019, për këtë ngjarje, Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

٠Gjithashtu, për këtë shtetas, disponohen informacione në rrugë operative se kryente veprimtari kriminale edhe në fushën e narkotikëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit