Sot Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e ish-gjyqtares Enkeleida Hoxha për heqjen e dënimit. Hoxha kërkoi lirimin me arsyetimin se bashkë me paraburgimin i ka përfunduar dënimi.
Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg ish-gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, e akuzuar për korrupsion si pjesë e një skeme që favorizonte dhe lironte të dënuar me kusht.
Gjykata dha fillimisht 3 vite heqje lirie, por ajo përfitoi ulje për shkak të gjykimit të shkurtuar, teksa i kanë mbetur edhe disa muaj për të vuajtur për shkak të qëndrimit në paraburgim.