-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Kajmakut, Berisha: Krerët e krimit e nisin nga petku i Ramës

Kryesoret

Ish-kyreministri Sali Berisha, e ka cilësuar arrestimin e ish-bashkiakut të Vorës si turpi i qeverisë së Ramës.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Berisha është shprehur se ata që drejtojnë krimin dhe drogën janë të predispozuar që të kenë poste drejtues nën petukun e Ramës.

Po ashtu Berisha ka shtuar se Rama ka pasur si qëllim gjatë qeverisjes së tij të rris rekordet kriminale.

Postimi i Berishës

Ish Narko-Bashkiaku i Edvinit përfundon në burg!

Agim Kajmaku trafikonte kokaine me padronet e tij ne qeveri!

Miq, është arrestuar në Itali, ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku. Narko-Bashkiaku është kapur me 20 kg kokainë në Itali, duke pasqyruar qartë dhe pastër fytyrën e kësaj qeverie. Kryenarkomani Edi Rama ka shpërblyer me poste dhe para, trafikantë droge, vrasës e hajdutë të cilët kanë ushtruar detyrat e caktuara nga ai.

Është e turpshme sesi kjo qeveri drejtohet nga këta kriminelë dhe njerëzit e tyre, që në shumicën e rasteve kanë më shumë se dy emra dhe një të kaluar të errët. Kriteret e Edi Ramës për krijimin e qeverisë së tij nuk kanë qenë as arritjet profesionale e akademike, por rekordet kriminale. Personat me vrasje, aktive në boten e krimit, krerë organizatash kriminale, kanë predispozitën për të qënë drejtues nën petkun e Edi Edi Ramës.

Njëri pas tjetrit, miqtë e tij po përfundojnë në qeli, ndërkohë që me papërgjegjshmërinë më të madhe ky njeri nuk ka marrë kurrë përgjegjësitë që i takojnë në menyrë të drejtpërdrejtë. Këtu nuk bëhet fjalë për veprime individuale, por për inkriminim kokë e këmbë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. sb

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit