Fatos Nano është ndër politikanët më të lakuar në mediat tona. Ndonëse prej shumë vitesh nuk është pjesë aktive e politikës, emri i ish-Kryeministrit rikthehet herë pas herë në fokus të publikut. Ashtu ka ndodhur edhe muajt e fundit, teksa në vend diskutohej për emrin e Presidentit.
Prej shumë vitesh, emri i Nanos është lakuar si një kandidat potencial. Edhe në zgjedhjen e fundit të Presidentit, emri i tij u lakua sërish si një ndër kandidatët e mundshëm për këtë post. Por as këtë herë emrin i tij nuk u propozua nga partia që drejtoi për shumë vite.
Që pas largimit tij nga politika aktive, daljet kanë qenë të pakta, duke zgjedhur të jetojë jetën i qetë larg fokusit mediatik. Ndaj fotot e shkrepura nga paparaci janë ndër të rrallat që vijnë nga Nano në vitet e fundit. Ish-Kryeministri i Shqipërisë është fotografuar këto ditë, te “Shallvaret”, ku është shfaqur i veshur thjesht.
I veshur me një këmishë dhe pantallona “casual”, Nano kishte zgjedhur të “maskohej” me një palë syze dielli. Duket se qëndrimi i tij jashtë angazhimeve politike, e ka bërë të tregohet edhe më i thjesht në veshje, duke hequr dorë nga veshja serioze me kostum dhe kravatë. Ajo që ne na bëri përshtypje është fakti se ish-Kryeministri shfaqet disa kile më tepër nga sa ishim mësuar ta shihnim.