-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

13 të arrestuar në Tiranë, zhduket nëna me dy fëmijët e mitur

Kryesoret

13 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për disa vepra penale; kokainë, kanabis, por edhe në kërkim. Gjithashtu një vajzë 22-vjeçe është larguar nga banesa së bashku me dy fëmijët e mitur. Pas denoncimit policia ka nisur kërkimet për gjetjen e saj.

“Vihen në pranga 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale.  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– K. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të mjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit kokainë;

– F. S., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. A., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen e shtetasit F. F., 31 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 4 muaj  burgim për veprën penale  “Vjedhja”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– S. L., 49 vjeç, E. H., 30 vjeç, B. Sh., 55 vjeç dhe F. M., 42 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi;

– I. L., 51 vjeç dhe A. V., 26 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi;

– A. D., 56 vjeç dhe A. T., 22 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– N. P., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Më datë 12.06.2022, shtetasja M. F., 44 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja E. F., 22 vjeçe, së bashku me fëmijet e saj të mitur. Punohet për gjetjen e tyre” deklaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit