Pasi humbi gjyqin me ish-bashkëshortin e saj Johnny Depp, Amber Heard ka dhënë intervistën e saj të parë.
Në një sekuencë shkëputur nga emisioni “Today” të NBC, duke folur për vendimin e jurisë, ajo tha: “Unë nuk i fajësoj ata. Unë në fakt e kuptoj. Ai është një personazh i dashur dhe njerëzit mendojnë se e njohin atë. Ai është një aktor fantastik,” tha për Depp.
Heard e quajti sulmin ndaj saj në mediat sociale si të padrejtë pasi shumë postime në TikTok dhe Twitter dukej se favorizonin Depp gjatë gjyqit.