Lidhur me plagosjen e Erion Hasanbelliut, me 6 plumba në mes të Belgjikës janë zbuluar detaje të reja.
Mediat e huaja shkruajnë se autor i dyshuar i krimit është Kasandro Noga, një emër i njohur ky i botës së krimit. Erion Hasanbelliu, u qëllua mbrëmë me 6 plumba në qendër të Brukselit, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.
Duke iu referuar mediave belge, prokuroria ka nisur hetimet për tentativë vrasje, ndërsa thonë se autori dyshohet se është shqiptar, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet. Dyshohet se tentativa për vrasje ka ndodhur për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliut dhe Kasandro Nogës. E gjithë saga e krimit ndodhi në vitin 2000, kur Kasandro Noga hyri në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën, ku ishin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit) dhe pasi iu hoqën serumet nga krahu, hapën zjarr ndaj tyre duke i lënë të vdekur në vend.
Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastritot Gropa dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori arriti që të ishte i lirë.