-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arsenali kërkon të mbushë me para serbin e Lazios

Kryesoret

Kampionatet në vendet kryesore të Europës kanë mbaruar prej javësh, ashtu siç po mbarojnë edhe ndeshjet e fundit me kombëtaret në Nations League, dhe tashmë futbollistët mund të përqendrohen vetëm në pushimet e tyre luksoze dhe plot dëfrim.

Por merkato nuk ndal kurrë, madje tani sheh kulmin e tij. Një nga lajmet e fundit, e cituar nga italiania “Corriere dello Sport” dhe e përhapur nga mediat angleze, flet për interesimin e madh të londinezëve të Arsenalit për mesfushorin e Lazios, Sergei Milinkovic Savic.

Serbi nga Beogradi ka zhvilluar 294 ndeshje me kryeqytetasit italianë, duke treguar një teknikë dhe një forcë fizikë të admirueshme.

Tashmë në moshën 27-vjeçare, serbi mendon për “kontratën e jetës”, që vetëm një ekip elitar i Premier League mund t’i ofrojë. Sipas burimeve, italianët kërkojnë rreth 60 milionë euro për të lënë të lirë Milinkovic Savic.

Në qoftë se do të kryhet transferimi, Arsenali mund të humbë gjithsesi një nga yjet e saj, zviceranin me origjinë shqiptare Granit Xhaka.

Mesfushori 29-vjeçar pas një periudhe jo brilante me Arsenalin, u rikthye me një sezon si protagonist, por nuk arriti t’i dhurojë ekipit të tij vendin e katërt që siguron aksesin në Champions League.

Për këtë arsyeje, ai mund të tundohet nga një admirues i tij i vjetër, portugezi Jose Mourinho, që dëshiron ta sjellë tek Roma që sapo ka fituar në Tiranë Conference League, dhe këtë vit do të luajë në Europa League ashtu si dhe Arsenali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit