Disa detaje të reja janë zbardh nga atentati ndaj Aleksandër Sadikajt, i ndodhur në afërsi të TEG-ut.
Gjatë hapjes së kamerave të sigurisë autoritet ende nuk kanë identifikuar autorët.
Hetuesit thanë se deri tani nuk janë gjetur pamje që tregojnë vendin ku ndodhi shpërthimi.
Në krahun tjeter të rrugës ndodhet një karburat ku policia mori kamerat e sigurisë, por prej tyre nuk është arrtitur të përftohen pamje që mund të ndihmojnë zbardhjen e ngjarjes me përjashtim të tymit pas shpërthimit në automjet.
Edhe përgjatë autostradës është kryer sekuestrimi i kamerave, por shumica prej tyre ishin të instaluara në mënyrë të tillë që nuk kishin fushëpamje.
Sekuestrimi i kamerave ka vijuar edhe përgjatë “Komunës së Parisit” aty ku Aleksandër Sadikaj ka një biznes bar kafe, ku ka qëndruar deri në mesnatë.
Një tjetër element ku hetuesit po përqendrohen është edhe përfitimi i qelizave telefonike.
Nga burimet bëhet me dije se 27-vjeçari Sadikaj përdorte më shumë së 1 telefon e ndërsa nëpërmjet zbërthimit të tyre po shikohet mundësia e përfitimit të ndonjë prove.
Por kush e telefonoi i fundit Aleksandër Sadikajn dhe a ka lidhje me atentatorët?
Kjo pritet të verifikohet.
Përveç 2 pistave që kanë të bëjnë me aktivitetin e viktimës në Greqi dhe në Shqipëri, policia po heton edhe një procedim të nisur rreth 5 muaj më parë nga ish-SHÇBA ku subjekt ishte edhe nëna e viktimës.
Dyshohet se kjo e fundit shfrytëzonte ambientet e lokalit që e kishte në pronësi në Memaliaj, për aktivitetin e ushtrimit të prostitucionit.
Në atë hetim u pezulluan nga detyra edhe dy punonjës policie të Tiranës, të cilët dyshohet se bashkëpunonin me 53-vjeçaren në këtë aktivitet.