Konflikti në PD nuk është shuar, madje se ardhjen e stinës së verës po “nxehet” akoma më shumë mes dy grupeve, të Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeajt.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj vijon të thërrasë mbledhjet edhe pse një pjesë e tij, ajo që drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit nuk e njeh dhe e kundërta
Alibeaj dje u ka çuar një mesazh deputetëve për të mbledhur sot në orën 15:30, në selinë blu, ku në fokus do të jetë procesi i reformës territoriale. “Përshëndetje! Të martën në orë 15:30 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi.
Mbledhja bëhet për të diskutuar mbi fillimin e procesit te reformës territoriale duke qenë se të mërkurën do të ketë mbledhjen e parë komisioni për reformën territoriale. Jeni të lutur të konsultoni dokumentin bashkëngjitur për çeshtjet që do diskutohen.
Ju faleminderit!” thuhet në SMS-në drejtuar deputetëve të PD-së. Grupi i Berishës nuk e njeh Alibeajn. Lufta vazhdon, të paktën deri sa të flasë Gjykata e Apelit për njohjen e vulës.









