Protestuesit i janë rikthyer traditës së vjetër, ku kanë marr shkallën e mikrofonin dhe kanë shprehur shqetësimet e tyre.
Një zonjë i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të vijë dhe të japë shpjegim për rritjen e çmimeve. Ajo shprehet se kjo qeveri po i vret qytetarët.
“Çfarë presim ne nga kjo qeveri. Ne po na vdes kjo qeveri. Me 100 mijë lekë pension. Çfarë të bëj më parë. Rama duhet të vijë të japë shpjegim këtu, ai pi kafe 5 mijë lekë, ne 2 mijë lekë shpenzojmë në ditë. Të ngrihet gjithë populli, të përmbysin këtë qeveri të qelbur. Nuk kemi bukë të hamë, po më merreshin mendtë kur po vija se nuk kam ngrënë”, tha një zonjë.