Bajram Begaj ende nuk ka shkuar në Presidencë, por Partia Socialiste po i përgatit kornizën e veprimit që të mos dalë nga “shinat” sikur u doli Ilir Meta nga kontrolli. Socialistët përpos ligjit organik për kreun e shtetit do të depozitojnë edhe një projektligj për dekoratat duke mos i lejuar Presidentit të ri që të japë më shumë se 23 copë në vit. Në projektligji përcaktohet që numri vjetor i dekoratave që mund të jepen për secilën shkallë, nuk mund të jetë më i madh se:
Për Urdhrin Suprem të Shqiponjës:
i) Ylli i Madh – 2 (dy);
ii) Oficer i Madh – 3 (tre);
iii) Komandar – 5 (pesë);
iv) Oficer – 10 (dhjetë);
v) Kalorës – 20 (njëzetë);
Për Urdhrin e Skënderbeut:
i) Ylli i Madh – 3 (tre);
ii) Oficer i Madh – 6 (gjashtë);
iii) Komandar – 20 (njëzetë);
iv) Oficer – 40 (dyzetë);
v) Kalorës – 50 (pesëdhjetë);
Për Urdhrin e Lisit Akademik:
i) Ylli i Madh – 5 (pesë);
ii) Komandar – 10 (dhjetë);
iii) Kalorës – 80 (tetëdhjetë).
Ndërkohë në nenin 22 – Numri vjetor i dekorimeve, pika 3 thuhet se Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Urdhrit, mund të dekorojë kryesisht, çdo vit, pa propozim paraprak të autoriteteve përkatëse, deri në 10% të numrit të përcaktuar të numrit vjetor të dhënë mësipërm në ligj.