“Nuk ka as kontradikta e as risi”, ka thënë analisti politik në Këshillin për Politika të Demokratizimin në Berlin, Bodo Weber, në komentimin e kërkesës së kancelarit gjerman, Olaf Scholz, rreth asaj se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës.
Njohja e ndërsjellë, thotë ai, ka qenë parakushti i themelimit të dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë qysh kur procesi është iniciuar në vitet 2012-2013.
“Kur u vendos dialogu politik, të gjithë, veçanërisht Beogradi, e ka pasur të qartë se për çfarë bëhet fjalë – deklaratat e Merkelit se koha e ndryshimit të kufijve në Ballkan kanë kaluar, e që do të thoshte se Serbia duhet ta pranojë Kosovën si fakt të kryer, dhe si kusht për anëtarësim në BE, së pari politikisht, dhe më vonë gjatë procesit edhe ligjërisht – këto ishin parakushtet e fillimit të procesit të dialogut politik – dhe Beogradi e bëri këtë në vitin 2012-2013”, ka thënë Weber për “Nova”.
“Nuk ishte as më pak e qartë se njohja e realitetit të pavarësisë së Kosovës duhet të jetë pjesë e një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse. Që nga viti 2017-2020, Presidenti Vuçiç dhe ish-Presidenti Thaçi provuan të eksploatojnë dobësitë dhe krizën e perëndimit për negociatave për shkëmbime territoresh – dhe në fund pa sukses. Është e natyrshme që i gjithë procesi negociues është kthyer në katrorin e parë”.