Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në Rrugën e Kombit, ku një automjet si pasojë e lagështisë ka humbur kontrollin dhe ka dalë dalë jashtë autostradës.
Mjeti ka përfunduar në arë dhe është kthyer përmbys dhe për pasojë është lënduar shoferi dhe bashkëshortja e tij të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Kukësit.
Aksidenti ka ndodhur pranë mbikalimit që lidh autostradën me aeroportin e Kukësit.