-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha sulmon Ramën nga Azerbajxhani: I hapi derën ndikimit rus në Ballkan

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha nga Baku sulmoi kryeministrin Edi Rama lidhur me projektin e ndryshimit të kufijve dhe nismës së Ballkanit të Hapur. Ai foli edhe për ndikimin rus dhe të vendeve të tjera në rajonin e Ballkanit.

Projekti i ndryshimit të kufijve gjeti mbështetjen e një lobimi të fortë të Soros, që e paraqiti si projekt të fondacionit “Shoqëria e Hapur”. Më pas filloi “mini shengeni ballkanik” tre me Serbinë, Maqedoninë dhe fatkeqësisht vendi im.

Në vend që të ishin gjashtë vende, u kthye në një aleancë trepalëshe. Sergei Lavrov synonte të vizitonte Beogradin, vendet anëtare të NATO-s nuk e lejuan. Ai tha se po shkonte të mbështeste Ballkanin e Hapur.

U tregua qartë se Ballkani i Hapur ishte interes rus. Por që të jem i sinqertë mbështetej nga Soros. Mendoj se marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës është thelbësor. Procesi duhet të jetë europian dhe i lidhur me SHBA-në, që duhet të jenë aksioneri kryesor në zbutjen e konflikteve në rajon.

Duhet të ketë një marrëveshje gjysmë të imponuar dhe jo plotësisht të imponuar” tha Berisha në Forumin e IX-te Global në Azerbajxhan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit