Autoritetet lituaneze kanë njoftuar se nga sot do të ndalojnë kalimin përmes territorit të tyre drejt enklavës ruse të Kaliningradit, mallrave të cilat i nënshtrohen sanksioneve të BE-së.
Lajmi për ndalimin kishte ardhur fillimisht të premten, përmes një video të postuar nga guvernatori i rajonit rus Anton Alikhanov.
Ai i kishte kërkuar Lituanisë që të rishqyrtonte masën, duke shtuar se po kërkonte sqarime nga Bashkimi Evropian për bllokadën e dukshme.
Por krahu i mallrave të shërbimit hekurudhor shtetëror të Lituanisë konfirmoi fillimin e menjëhershëm të bllokadës të shtunën, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Lista e sanksioneve të BE përfshin qymyrin, metalet, materialet e ndërtimit dhe teknologjinë e përparuar – dhe Alikhanov tha se ndalimi do të mbulonte rreth 50% të artikujve që Kaliningrad importon.
“Ne e konsiderojmë këtë si shkeljen më të rëndë… të së drejtës për tranzit të lirë brenda dhe jashtë rajonit të Kaliningradit,” tha ai.
Ekklava më perëndimore është shtëpia e Flotës Balltike të Rusisë dhe ishte vendi ku Rusia ka vendosur më parë raketa me aftësi bërthamore, por ajo nuk ka kufi tokësor me Rusinë.