-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KPA: Ballkani i Hapur të konsiderohet vetëm pasi Serbia ta njohë Kosovën

Kryesoret

Vetëm pasi Serbia të ketë pranuar pavarësinë e Kosovës mund të konsiderohet iniciativa rajonale e “Ballkanit të Hapur”, ka thënë Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) përmes një deklarate të publikuar për media.

KPA shprehet në favor të të gjitha nismave që synojnë avancimin e bashkëpunimit rajonal siç janë lëvizja e lirë e mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve, por në të njëjtën kohë thotë se “Ballkani Hapur” për të pasur bazament të shëndoshë, ajo duhet të jetë e përkthyer në njohje të Kosovës nga Serbia.

“Nisma e Ballkanit të Hapur nuk bazohet në parimin e barazisë së anëtarëve. Kjo nismë nuk e konsideron Kosovën si shtet të pavarur dhe kërkon të vendos hegjemoni ekonomike të Serbisë mbi rajonin […]”, ka thënë kryetari i Bordit të KPA-së, Mani Çalaj, siç përcjelljet në deklaratë.

Madje, kjo organizatë, Ballkanin e Hapur e vlerëson si “[…] platformë për Rusinë dhe Kinën që të zgjerojnë ndikimin e tyre keqdashës përmes Serbisë në vendet tjera që kanë orientim të fuqishëm pro-perëndimor”.

KPA i drejtohet kryeministrit shqiptar Edi Ramës “[…] që të përqendrojë përpjekjet e tij në mbështetetje optimale të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit