Një ngjarje në kufijtë e imagjinatës ka ndodhur në Romë, ku një 39-vjeçar shqiptar ka çarë postbllokun e Policisë pranë Vatikanit dhe menjëherë ka nisur ndjekja nga ana e karabinierëve, të cilët me vështirësi e kanë neutralizuar shqiptarin.
Gjithçka ka filluar pasi 39-vjeçarë ka çarë bllokadën e rrugës, e cila ishte vendosur nga Policia.
Menjëherë, efektivët karabinierë i janë vënë atij pas dhe kanë arritur ta kapin në ritëm automjetin tip BMW që drejtonte. Mirëpo, shqiptari, nuk i është bindur urdhrit për t’u ndalur.
Gjatë rrugës madje, ai ka përfituar nga rasti që të hedhë nga dritarja një portofol dhe një orë.
Më pas, një makinë tjetër policie është vendosur në mes të rrugës për ta bllokuar avancimin e shqiptarit më tej. Një e shtënë është dëgjuar më pas në Romë, pas përpjekjeve të efektivëve për t’i çarë një nga gomat, në mënyrë që automjeti të ndalonte.
Vetëm në këtë çast, shqiptari ka goditur mjetin e Policisë të vendosur kryq në rrugë, duke bërë që edhe makina të fikej e ai të kapej.
Dy efektivë të forcave karabinierë së bashku me autorin e ngjarjes, janë dërguar në spital për të marrë mjekim.
Ndërsa, arsyet e kësaj çmendurie në rrugë, ende nuk janë bërë të ditura.