Zyrtarë të policisë shqiptare kanë vizituar Kolumbinë dhe Ekuadorin për trafiqet e drogës ku janë përfshirë organizata kriminale shqiptare me veprimtari në Amerikën Latine.
Kontejnerë që vijnë nga Amerika Latine në Portin e Durrësit dhe ku zbulohen sasi kokaine po shtohen dhe kjo ka shqetësuar edhe policinë shqiptare.
Disa efektivë dhe agjentë të anti-drogës së Policisë se Shtetit, por edhe drejtues të lartë të policisë shqiptare janë takuar me homologët e tyre të anti-drogës në Kolumbi dhe Ekuador ku kanë shkëmbyer informacione rreth trafikut te kokainës nga Amerika Latine për në Europë./News24