Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se qeveria ka edhe planin B me ndryshime ligjore nëse opozita e bllokon Vettingun.
Ajo ka deklaruar se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me të gjitha subjektet politike.
“Ne synojmë ndryshimet kushtetuese dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me secilin subjekt politik, pra edhe partitë opozitare”.
“Sigurisht që e kemi edhe planin B me ndryshime”, ka thënë Haxhiu.









