13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

127 pakte Shqipëri-Kosovë, Kurti: Vetëm 75 janë zbatuar, duhet rindezje

Kryesoret

Në Prishtinë sot është zhvilluar mbledhja e tetë e përbashkët e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës ku do të firmosen disa marrëveshje të reja. Kryeministri Albin Kurti u shpreh se me përjashtim të vetëm njërës, të gjitha marrëveshjet e firmosura në mbledhjen e shtatë në Elbasan janë zbatuar, ndërsa në total nga 127 pakte janë zbatuar vetëm 59%.

Sfidat janë të shumta, por ne mund ta lexojmë këtë gjë më mirë dhe më qartë, kur orientimet gjeopolitike shfaqen më hapur. Këto mbledhje tingëllojnë më të vërteta se kurrë më parë.

Sot bashkëpunimi mes dy shteteve duhet të rindezë entuziazmin që kishte në kohën e luftës. Ky bashkëpunim nuk ka qenë asnjëherë më i gjerë dhe intensiv. Kur nuk ekzsitojnë probleme suksesi është i garantuar.

Bashkëpunimi sigurohet duke i zgjidhur problemet politike në fillim dhe jo në fund. Bashkëpunimin mes dy shteteve tona e ka lehtësuar fakti i praktikave të integrimit. Kjo mbledhje e tetë vjen se në 6 muajt e fundit janë zbatuar marrëveshjet e firmosura në mbledhjen e shtatë, përveç njërës.

Nga 127 marrëveshje janë zbatuar pa probleme vetëm 75 ose 59%. Të gjitha marrëveshjet që do të miratohen sot kanë qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve duke ndërtuar infrastrukturën e përbashkët. Na duhet bashkëpunim për çështjet rajonale dhe politikën e jashtme” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit