-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merret vendimi; Hapi i parë për heqjen e kufirit dhe pakti që dështoi në minutat e fundit

Kryesoret

Në mbledhjen që po zhvillohet në Prishtinë qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës kanë firmosur një marrëveshje për ngritjen e një grupi pune për të analizuar efektet pozitive dhe fitimet nga bashkimi doganor.

Sot firmosim ngritjen e një grupi për bashkim doganor, është hapi i parë për bashkimin doganor, memorandumi definon grupet e punës për të analizuar situatën dhe përfitimet, si koha efektive dhe zvogëlimi i kohës së pritjes për manuet. Palët në nëntor do ta prezantojnë studimin dhe hapat” u tha në mbledhjen e përbashkët.

Bashkimi doganor është një fjalë e bukur, por do shumë punë. Uroj që dy grupet të na japin një dokumentet që ta bëjë të mundur bashkimin doganor. Shqipëria ka zëruar tarifat për procedurat doganore, që barrierat të lehtësohen” tha ministrja e Ekonomisë së Shqipërisë, Delina Ibrahimaj.

Por ministrja shqiptare dha edhe një lajm të keq për një marrëveshje që dështoi që të miratohej sot. “Shpreh keqardhjen që sot nuk arritëm të firmosim marrëveshjen për njohjen reciproke të operatorëve ekonomikë të autorizuar, pasi u informova nga ministri që janë disa teknikalitete që nuk e lejojnë.

Uroj që të zgjidhen përpara mbledhjes së radhës së përbashkët. Pasi do i lejonte bizneset pa asnjë kontroll” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit