Në konferencën e përbashkët për shtyp me Albin Kurtin, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët për marrëdhënien e tij me Hashim Thaçin, të cilin e quan president, por edhe me presidenten aktuale të Kosovës, Vjosa Osmani.
Rama u shpreh se termi “ish-president” duhet hequr, ashtu siç ndodhe edhe në Amerikë apo në vende të tjera perëndimore.
Ai theksoi se gëzon respekt për Osmanin, por Vjosa nuk ka probleme në Hagë.
“Duhet ta hedhim të gjithë këtë hap drejt shoqërive të zhvilluara shëndetshëm, termin “ish” nuk e përdorin. Në vendet perëndimore i referohen vetëm si president, pa ish. Kur them Presidenti Thaçi nuk do të thotë se unë nuk e di cila është Presidentja. Vjosa nuk ka probleme me Hagën dhe unë i uroj lumturi. Nuk po nënçmoj presidenten aktuale”, tha Rama.