-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasada e SHBA-së pas ujdisë për energjinë: Dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen, qytetarët përfitojnë

Kryesoret

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë.

Sipas kësaj ambasade, marrëveshja e sotme e udhërrëfyesit për energjinë është dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet, qytetarët në të dy vendet përfitojnë.

“SHBA u kërkon të dyja vendeve që të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në cicërimën e ambasadës së SHBA-së.

Edhe shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell përmes një cicërime në rrjetin social ‘Twitter’, bëri të ditur se kishte biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç për t’i përgëzuar ata.

Kjo pasi të dy delegacionet e dy vendeve arritën më 21 qershor të dakordohen për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në Bruksel.

“Bisedova sot me Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtin për t’i përgëzuar ata mbi arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë. Ky është një hap i madh dhe i rëndësishëm përpa

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit