Shumë oficerë policie të armatosur dhe me të paktën një mburojë balistike ishin në vendin e të shtënave masive në shkollën fillore “Robb” në Teksas brenda 19 minutave, më herët se sa dihej më parë, sipas një afati kohor në dokumentet e shqyrtuara nga media lokale.
Informacioni i zbuluar nga Austin American-Statesman dhe KVUE-TV do të paraqitet në një seancë publike të Senatit të Teksasit në Austin të martën.
Janë ngritur shqetësime se si policia trajtoi të shtënat e 24 majit në Uvalde, ku 19 fëmijë dhe dy mësues u qëlluan për vdekje nga një person i armatosur.
Oficerët nuk u përballën me personin e armatosur për më shumë se një orë, edhe pse prindërit e shqetësuar jashtë shkollës u kërkuan oficerëve të hynin brenda.
Sipas mediave, të cilat nuk treguan burimin e dokumenteve, hetuesit thanë se informacioni i fundit tregonte se oficerët kishin mbrojtje të mjaftueshme për të rrëzuar personin e armatosur shumë përpara se ta bënin përfundimisht.
Afati kohor i raportuar nga dokumentet e American-Statesman dhe KVUE përfshinte pamjet nga brenda shkollës që tregonin të armatosurin 18-vjeçar që hynte rastësisht në një derë të pasme në orën 11:33 të mëngjesit, duke ecur në një klasë dhe duke shtënë me armë para se të barrikadohej. Videoja tregoi 11 oficerë duke hyrë në shkollë tre minuta më vonë, raportuan mediat.
Shefi i policisë së distriktit të shkollës, Pete Arredondo, thirri telefonin fiks të departamentit të policisë në Uvalde dhe raportoi se i dyshuari i tyre kishte “qëlluar shumë persona” me një armë të tipit AR-15 dhe ishte kërcëbim edhe për oficerët në shkollë, të cilët tha se ishin të armatosur vetëm me pistoleta.