-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Po shkatërron shtresën e mesme”, Berisha: Qeveria ka ulur pagat, çmimet në qiell

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha, në tryezën me shoqërinë civile këtë të mërkurë akuzoi qeverinë për shkatërrimin e shtresës së mesme.

Ai tha se qeveria ka vendosur të shtojë barrën fiskale për profesionet e lira, duke i çuar ata në falimentim.

“Interesi ynë kombëtar është integrimi në BE. Unë mora këtë aspekt, por në çdo aspekt tjetër ka një konfiskim të ligjeve, institucioneve dhe të drejtave në këtë vend si në asnjë vend tjetër. Çfarë ndodh sot, shqiptarët përballen me rritjen më të madhe të çmimeve nga viti ’92.

Qeveria thotë se ata janë kompesuar dhe nuk kanë asnjë dhimbje. Një tallje cinike me dhimbjen e njerëzve që sot blejnë ushqimet 100% më shtrenjtë nga viti 2014. Por që paga e tyre jo vetëm që nuk është rritur por është ulur në krahasim me vitin e kaluar. Ato kanë një synim të vetëm, spastrimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Kishte deklaruar se deri në vitin 2029 nuk do të ketë taksa për profesionet e lira, kthehet tani me një paketë fiskale që i çon ata në falimentim.

Kjo sjell largimin e shtresës së mesme nga Shqipëria dhe shkatërrimin e kësaj shtrese.

Nuk ka mekanizëm më të suksesshëm për të shkatërruar një shoqëri se sa t’i shkatërrosh shtresën e mesme dhe biznesin e vogël. Këtu beteja ka filluar me këto, në mënyrë që të përzëmë sa më shumë prej tyre. Janë përzënë me mijëra mjekë, me hartën gjyqësore do të largohet dhe mijëra avoketër.

Ne jemi një komb që përgatisim fëmijë vetëm për emigracion, ndërkohë që Shqipëria ka ponteciale të jashtëzakonshme për t’u zhvilluar sa rrallë ndonjë vend tjetër. Kjo është një politikë denatyruese për shqiptarët. Në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje, një akademike shprehej për autokraci elektorale”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit