Opozita kërkoi sot masë ndëshkimore, përjashtimin e Elisa Spiropalit nga seanca me argumentin se fyeu dhe ofendoi deputetët duke iu drejtuar me fjalët “lukuni” dhe “kope”. Në debat u pëfshinë Gazment Bardhi me Edmond Spahon kundër Spiropalit, por më pas ndërhyri Arben Ahmetaj duke tentuar të qetësuar gjakrat.
Debati në Kuvend
Elisa Spiropali: Mos qesh Gaz se shumë gaz të papërmbajtur ke këto kohë. Gazi kërkon të imitojë Joridën e komisionit.
Lindita Nikolla: Zoti Bardhi mos flisni nga vendi.
Gazment Bardhi: Pushto ti zonjë do të flas unë tani. Më the më kishte ndjekur në TV dhe shpalle një garë me një prej kolegëve. Tek të dëgjoja m’u kujtua i njëjti fjalim kur kërkohej komisioni për inceneratorët.
Shpallët shenjtorë Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugallian sot janë në kërkim. Sa për garë, kuvendi kishte madam 5 milionë euro sot ka një 5.5 milionë euro. Kështu që nuk jam unë në garë por t’i me Xhackën.
Elisa Spiropali: Gazi (Gazment Bardhi) u ndje i detyruar se iu dëgjua sikur unë e përmenda 10 herë, ai dëgjoi jehonën e zërit tim, sepse atë nuk e përmendin as në PD, çfarë pune kam unë me hijen e tij.
Edmond Spaho: Të përjashtohet ministrja për fjalët lukuni dhe kope që tha për opozitën. Unë jam përjashtuar për fjalën bastard.
Arben Ahmetaj: Hajde tashi kot, tani, këtu cfarë nuk është thënë, jo me lukuni, nuk e kishte për ju.