Samiti i Brukselit ishte një dështim për Shqipërinë, pasi negociatat nuk u hapën.
Mediat kanë publikuar pamje nga prapaskenat e samitit, ku Edi Rama fton në një moment presidentin francez Macron për të biseduar dhe shihet duke tentuar të bindë presidenten e Komisionit Europian Von der Leyen.
Një hije krijoi edhe fakti i shtyrjes së konferencës për shtyp mes Macron, Von der Leyen dhe Michel në fund të samitit.