Në nisje të samitit të Brukselit, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka folur për pozicionin e Beogradit në lidhje me Rusinë, ndaj të cilës nuk ka vendosur sanksione.
Ai ka deklaruar se ka një përgjigje të gatshme ndaj këtyre kritikave dhe tha se Serbia po mban dhe është ulur në karrigen e saj.
“E pres apo jo, do të marrë një përgjigje”, tha Vuçiç, i pyetur nga një gazetar nga Kroacia se si e sheh faktin që kryeministri dhe presidenti i Kroacisë deklaruan më herët se Serbia nuk mund të ulet më në dy karrige.
“Serbia është ulur në karrigen e saj dhe nuk është kryeministri juaj dhe presidenti juaj ata që do ta udhëheqin politikën e Serbisë, por qytetarët e Serbisë përmes lidershipit të tyre. Por unë i përgëzoj për faktin se do të dëshironin shumë të udhëhiqnin politikën e Serbisë. Kjo tregon rëndësinë e Serbisë dhe i uroj gjithë të mirat”, tha Vuçicc.
I pyetur për të komentuar faktin se kancelari gjerman Olaf Scholz tha më herët se pret që Serbia ta njohë Kosovën, Vuçicc u përgjigj shkurt: “Edhe unë i thashë që mos të presin hiç për këtë”.