13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç i hedh “benzinë” zjarrit: Falenderoj Edi Ramën, ishte në krah të Serbisë

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka falënderuar kryeministrin Rama një ditë pasi mori pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së në Bruksel. Kreu i qeverisë shqiptare ishte në krahun e Vuçiç duke i kërkuar BE-së të mos i bënte presion për sanksionet kundër Rusisë.

Unë besoj në BE, në të ardhmen e Serbisë dhe të rajonit. Së bashku do të luftojmë me miqtë tanë nga rajoni për një të ardhme evropiane, duke respektuar veten dhe duke besuar se së bashku mund të bëjmë shumë.

Serbia dha një mbështetje të madhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Përsëri, asgjë nuk ndodhi. Kjo është e nevojshme sepse të dyja vendet bënë gjithçka.

Unë dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që e mbështetën vendin tonë. Më shumë se 20 liderë dëgjuan ne për disa orë dhe gjithashtu i jam mirënjohës Macron-it për iniciativën për një komunitet të ri politik.

Kjo është mënyra e vetme që ne të dëgjohemi, që kolegët tanë evropianë të na dëgjojnë. Unë i jam mirënjohës edhe Ramës dhe Kovaçevskit sepse ata ishin në krah të Serbisë, treguan respekt” tha Aleksandar Vuçiç.

Deklaratat e tij pritet që të sjellin të tjera reagime të forta kundër Edi Ramës në Tiranë dhe Prishtinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit