Në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë është shtuar fluksi i mjeteve, për turistët që do ti drejtohen bregdeti shqiptar.
Fluksi i mjeteve ka nisur që në orët e para të mëngjesi dhe ende vazhdon. Policia kufitare e Morinit nuk ka kërkuar dokumentet dhe nuk i ka regjistruar qytetarët e Kosovës. Kjo pohohet edhe nga vetë qytetarët e Kosovës, të cilët thonë se kjo duhet të jetë gjatë gjithë vitit.
Marrëveshja mes dy shteteve ka mundësuar që deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe festë zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë.