-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali/ Greqia e kërkonte për vrasje dhe vjedhje, gjykata e Kukësit e liron nga qelia

Kryesoret

Lirohet me procedurë i kërkuari nga drejtësia greke për vrasje dhe grabitje në bashkëpunim Burim Duraku. Ai u arrestua me datë 20.12.2019 pasi kërkohej nga drejtësia greke.

Por tashmë, tre vite më pas, në bazë të kërkesës së paraqitur nga avokati Sokol Tahiraj, i Burim Durakut, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka shuar masën e sigurimit për arsye humbje e fuqisë së paraburgimit për tejkalim të afateve maksimale hetimore.

Policia asokohe e përcaktonte si person me rrezikshmeri te larte shoqerore, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit, në bashkëpunim”.

Gjatë operacionit, forcat “Renea” ushtruan kontroll në banesën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 2 palë dylbi dhe fishekë luftarakë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit