-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drogë nga Shqipëria në Itali, arrestohen 6 shqiptarë

Kryesoret

11 persona janë arrestuar mëngjesin e kësaj të diele në Itali, ku mes tyre ishin 6 shqiptarë dhe 5 italianë. Mediat italiane shkruajnë se personat janë arrestuar për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike, si dhe mbajtje të armëve.

Hetimet kanë konstatuar se grupet kriminale kanë zhvendosur prodhimin e drogës nga Shqipëria në provincat e Barit dhe Foggia. Në operacion u sekuestruan dy plantacione, të rritura në serra, të përbëra nga mbi 8000 bimë marijuanë. 

Hetimet e kryera në aksin Cerignola-Bisceglie-Bari-Oria kanë dokumentuar furnizimin në zonat Foggiano dhe Brindisi dhe transportin me rrugë tokësore (nëpërmjet korrierëve shqiptarë). Arrestimet u kryen në Pulia dhe Lombardi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit