Deputeti i PD-së, Ervin Salianji përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas fakteve të rënda të bëra publike lidhur me kostot abuzive të rrugës Kardhiq-Delvinë.
“Rrugët e florinjta të qeverisë janë kthyer në autostrada abuzimesh dhe shpërdorimesh për llogari të qeveritarëve dhe oligarkëve afër tyre!
Investigimi mbi rrugën Kardhiq-Delvinë përveç vonesave disavjeçare nxjerr në pah dhe abuzimet marramëndese që rëndojnë mbi popullin më të varfër në Evropë.
Drejtësia ka detyrën historike të hetojë më së pari abuzimet e mëdha që shterojnë buxhetin, ngarkojnë qytetarët me taksa shtesë dhe pamundësojnë jetesën në Shqipëri! Hetimi i shpejtë i denoncimeve miliona euroshe dhe nxjerrja para përgjegjësisë penale të abuzuesve është emergjente në kushtet kur përditshëm po denoncohen afera të mëdha korruptive!”, shkruan Salianji.
