-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si u fry fatura e rrugës Kardhiq-Delvinë nga 50 milionë në 108 milionë euro për 33 km?

Kryesoret

Kostot e rrugës Kardhiq-Delvinë kanë kapur shifra te frikshme. 33 kilometrat e këtij aksi interurban të kategorisë C2, kanë kushtuar gati 13 miliardë lekë afro 108 milion euro, ndërkohë që në fillim i gjithë projekti ishte parashikuar me një kosto totale mes 50-60 milionë euro.

Ndërtimi ka filluar që në vitin 2008 nga qeveria Berisha e cila tenderoi lotin e parë me 679 milion leke, sipas ARRSH, ose rreth 5,6 milion euro, për një gjatësi 7.1 kilometra.

Me ndërrimin e qeverive projekti u zvarrit për disa vite, ndërkohë që përmes një skeme të copëtimit të punimeve në shumë lote, paratë u shpërndanë në disa tendera. Dyshimet janë të mëdha për mënyrën se si janë prokuruar paratë nga ARRSH pasi në shumë raste për lote të caktuar janë zhvilluar shtesa punimesh në vlera të konsiderueshme, të cilat janë fituar nga të njëjtat kompani që kishin fituar tenderin fillestar.

ARRSH bëri të ditur për “News24” se lotet 2 dhe 3 kanë kushtuar në total më shumë se 1 miliard lekë ose 8,7 milion euro. Ndërkohë skema me dy tendera për të njëjtin lot ka nisur me lotin numër katër, që është fituar në shtator të 2018 me 99% të fondit limit nga Cobial shpk dhe Gjoka konstruksion për rreth 2,4 miliardë lekë ose 20 milionë euro për 6,1 kilometra. Por 20 milionë euro nuk mjaftuan dhe ARRSH prokuron 3,8 milionë euro të tjera në prill të 2021.

Negociatat e punimeve shtesë bëhen me bashkimin e operatorëve “Cobial shpk” dhe “Gjoka Konstruksion”, që pati fituar tenderin e parë. Dokumenti i shpalljes së fituesit mban firmën e Ergys Verdhos. E njëjta procedurë edhe për lotin 5, ku në shtator të 2018 fituese ka dalë kompania “ALB-STAR” me një ofertë prej 1.78 miliardë lekësh ose 14 milionë euro, për 3,3 kilometra rrugë. Oferta ishte sa 98% e fondit limit, ndërkohë më pas në prill të 2021 e njëjta kompani ka negociuar me Autoritetin Rrugor Shqiptar një kontratë për shtesë punimesh 332 milionë lekësh, afro 2,6 milionë euro.

Në tetor të 2018 ARRSH shpalli fituese për lotin 6 bashkimin e operatorëve “Agbes shpk” & “Arberia” që dhanë një ofertë prej 2,37 miliard lekësh gati 20 milion euro, për rreth 4,5 kilometra. Edhe në këtë rast oferta është shumë pranë fondit limit, por pavarësisht kësaj në prill të 2021  ashtu si për lotet 4 dhe 5 Autoriteti Rrugor Shqiptar ka negociuar 467 milion lekë ose 3,9 milion euro shtesë punimesh. Në të treja rastet kompaninë ndërtuese kanë justifikuar shtësën e punimeve me probleme gjeologjike të hasura rrugës.PANORAMA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit