Një tragjedi ndodhi sot në Berat. Klaudia Xhaferraj ndërroi jetë së bashku me fëmijën 6-vjeç duke shkuar rrugës për në spital. Vogëlushi kishte një vigon në dorë.
Paraprakisht dyshohet se gruaja po lëvizte me shpejtësi nga ura e Goricës drejt urës së re drejt spitalit për shkak të gjendjes shëndetësore të djalit.
Por, sipas dëshmitarëve një tjetër makinë i ka dalë përpara dhe në tentativë për të shmangur ka çarë mbrojtëset metanike anësore të rrugës duke përfunduar në lumin Osum.
Shumë qytetarë vrapuan për t’i dhënë ndihmën e parë duke thyer xhamin. Djalin e nxorën por nuk arritën që ta mbanin në jetë. Të dy u mbytën në lumë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00.