Gazetari Aulon Kalaja në tryezën e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se protesta e 7 korrikut do të jetë vendi9mtare për fatin e vendit dhe nuk duhet të ketë më protestë me konsensus.
“Tre mesazhe. Më datë 7 korrik sipas meje është një datë që duhet të marrë fund protesta me koncesion. Kjo është e para. E dyta më datën 7 korrik ne nuk do të jemi më qytetar por luftëtar. Dhe e treta dy kauzat e mia personale janë ‘Të mbrojmë Butrintin shpirtin e kombit tonë’ dhe ‘Për shqiptarët dielli lind në perëndim’, pra jemi kundër minishengenit, duam aleancë me Uashtingtonin dhe Brukselin dhe jo me Moskën dhe Beogradin,” tha Kalaja.