46 persona u gjetën të vdekur dhe 16 të tjerë u dërguan në spital pasi u gjetën brenda një kamioni të hënën në një rrugë të San Antonio-s.
Nuk kishte ujë apo ajër të kondicionuar në kamionin ku vdiqën 46 emigrantët, konfirmon Shefi i zjarrdikëseve Charles Hood.
Ai thotë se ndërsa kamioni ishte një rimorkio frigoriferike, në bord nuk kishte njësi ftohëse. San Antoni, ku edhe u gjet kamioni është goditur së fundmi nga një valë e të
Sakaq, të 16 të mbijetuarit u dërguan në spital brenda rreth një ore pasi u gjetën, thotë ai.
“Ne nuk duhet të hapim një kamion dhe të shohim tufa trupash atje. Askush nuk vjen në punë duke e imagjinuar këtë”, tha Shefi Charles Hood i Departamentit të Zjarrfikësve të San Antonio.