Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në Itali, pasi janë kapur me drogë, shkruajnë mediat italiane.
Ata u zbuluan kur u pikasën nga një karabinier në një parking në Pezaro. Efektivi i policisë iu kërkoi dokumentet dhe ata u shfaqën tejet nervozë duke bërë që karabinieri të dyshonte ndaj tyre.
Njërit prej dy të rinjve u gjet brenda makinës një sasi e caktuar lëndë narkotike e llojit kokainë. Sipas policisë italiane, i riu nuk kishte lidhje me trafikun e drogës.
Gjithashtu atyre iu janë gjetur edhe një sasi e caktuar parash cash në monedhën euro.
Pas kontrollit në makinën e dy të rinjve, policia vendosi të kontrollojë shtëpinë e njërit prej tyre, 25 vjeçarit.
Gjatë kontrollit, policët sekuestruan edhe 9 gramë kokainë. Pas kontrollit ai është vendosur në pranga.