-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestime të bujshme, për çfarë u prangosën 3 zyrtarët?

Kryesoret

Një aksion i gjerë i policisë në Kosovë ka bërë të mundur arrestimin e 11 personave, të cilët dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur policia, e cila është shprehur se të arrestuarit dyshohet të jenë përfshirë në keqpërdorim të posteve zyrtare, marrje të ryshfetit, dhënia të ryshfetit, mashtrim me subvencione dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Aksioni është zhvilluar në komunat: Pejë, Istog, Deçan, Viti, Suhareka dhe Ferizaj.

“Tre nga të arrestuarit janë persona zyrtarë, ndërsa tetë persona të dyshuar janë përfitues subvencionesh, të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve. Pas intervistimit të të dyshuarve, më aktvendim nga prokurori, të njëmbëdhjetë të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit