Një person është paraqitur mesditën e sotme në Spitalin e Traumës në Tiranë me plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit.
I plagosuri është me inicialet A.Sh. 50-vjeç dhe ka marrë një plumb në gjoks.
Ngjarja ka ndodhur në “Don Bosko”.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Policia thotë se sipas verifikimeve paraprake dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.