-sidi education-spot_img
21.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetari s’e njeh, Berisha: Rama 9 vite në pushtet dhe i panjohur (VIDEO)

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Spanjë ku do të marrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s që do të zhvillohet ditën e mërkurë dhe të enjte në Madrid.

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama ishin të ftuar dje në darkën mbretërore gala organizuar nga Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Mbretëresha Letizia në Pallatin Mbretëror të Madridit, ku morën pjesë kryetarët e qeverive dhe të shteteve anëtare të NATO-s.

Por, Sali Berisha ka kapur një moment të transmetimit LIVE kur njëri nga gazetarët spanjollë thotë se “nuk e njeh” për kryeministrin shqiptar në momentin e pritjes nga mbreti. “Irrelevant.

I parendesishem! Pas 9 vitesh ne pushtet nuk e njohin se kush eshte! Spikeri spanjoll thote: me vjen keq, por personat qe po takojne Mbretin jane te panjohur” shkruan Sali Berisha.

Sot kryeministri Rama, së bashku me pjesëmarrësit e tjerë në Samit do të mirëpriten nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s  Jens Stoltenberg dhe Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez. Samitit do t’i adresohet online edhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit