-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këngëtari i njohur amerikan dënohet 30 vjet burg për abuzime seksuale

Kryesoret

30 vjet burg është dënimi për këngëtarin dhe producentin e njohur amerikan, R.Kelly. Ai u akuzua për abuzim seksual ndaj disa femrave.

Avokatët e 55-vjeçarit Robert Sylvester Kelly, i njohur në art si R. Kelly, deklaruan menjëherë më pas se artisti do të apelojë vendimin, por shpresat për ta kthyer atë, janë shumë të pakta.

E vetmja gjë që mund të tentohet në këtë rast, është vetëm ulja e viteve të burgut.

Gra dhe vajza të shumta dëshmuan kundër Kellyt në këtë proces, duke e thyer tërësisht figurën e tij publike dhe duke nxjerrë në dritë fakte të paimagjinueshme për këngëtarin.

Sipas disa prej dëshmive, ai bëhej gjithnjë e më i dhunshëm me çdo akt të ri që ndërmerrte.

Teksa, në lot, thuajse të gjitha gratë e vajzat që dëshmuan, theksuan se jeta e tyre ishte e shkatërruar pas akteve të muzikantit.

“Vërtetë uroja që të vdisja, pas mënyrës se i trajtova”, deklaroi njëra prej tyre për gjykatën.

Vetë këngëtari refuzoi të jepte çdo koment mbi ngjarjen, ndërsa u shfaq me syze të errëta në gjyq.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit