-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptari i nxin jetën brazilianes, i mori pasaportën dhe e mbante peng

Kryesoret

Një vajzë e re që krijoi lidhje me një shqiptar kaloi një situatë ferri me ish të dashurin, të cilin mbasi e ndau, në fakt sapo i nisën kërcënimet. Ajo u shantazhua duke u gjobitur prej tij, i cili ndërkohë i kishte rrëmbyer pasaportën personale dhe ia mbante si peng.

I riu i moshës 30 vjeç është vendosur nën përgjegjësi nga Policia e Tiranës mbasi u gjetën prova që e implikojnë atë për krimin e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Vajza e kërcënuar në fakt është një shtetase e huaj që jeton në Shqipëri dhe që punon në vendin tonë. Ajo u njoh në muajin prill me 30-vjeçarin përmes rrjeteve sociale. Lidhja e tyre nisi në mënyrë të rrufeshme dhe po ashtu edhe u mbyll.

Shkak u bë kontrolli i telefonit të të resë, mosha 22 vjeç nga shqiptari, i cili sapo gjeti disa fotografi dhe video intime që e reja kishte bërë me ish të dashurin u xhelozua dhe humbi kontrollin.

“Për shkak se nga muaji prill e në vazhdim ne udhëtonim shpesh nga Shqipëria drejt Greqisë më kishte thënë që ta lija pasaportën në kroskotin e makinës së tij. Atë ditë që kontrolloi telefonin zbuloi videot e mëparshme të miat me ish të dashurin e humbi kontrollin. Doli nga shtëpia duke thënë dua 700 euro se ndryshe do ia dërgoj babait tënd këto video dhe fotografi”, shprehet 22-vjeçarja.

Policia u përpoq të mësojë prej vajzës braziliane nëse ka pasur probleme dhune apo kërcënimesh prej 30-vjeçarit.

“Nuk kemi pasur asnjë mosmarrëveshje të mëparshme. Ai më paguante qiranë e shtëpisë dhe çdo gjë. Në njëfarë mase ishte i sjellshëm dhe i përkushtuar deri ditën e videos në telefon”.

Policia ka këqyrur telefonat e të dyve ku ka konstatuar bisedat në gjuhën angleze, që ka startuar tre muaj më parë dhe që u mbyll krejt befasisht.

“Unë nuk ndihem mirë psikologjikisht dhe dua të flas në një moment të dytë, – u shpreh 30-vjeçari. Por për mua ajo ishte një dashuri e fortë, mjafton të shikoni se si ja kam regjistruar emrin”.

Policia i thotë Gazetës Si se emri i vajzës braziliane nuk ishte shënuar prej tiranasit në identitetin e saj, por me dy zemra dhe ngjitur saj “Dashuri”. Por megjithatë kjo dashuri mësohet se e çoi të riun në burg, ndonëse sipas asaj që ai rrëfeu më pas u shpjegua se ishte një xhelozi sipas tij “tipike prej shqiptari”.

Por pavarësisht kësaj i riu nuk tha asnjë fjalë përpara policisë se përse e gjobiti vajzën e re duke i kërkuar para dhe duke i mbajtur peng dokumentin e identifikimit./GazetaSi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit